Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Pse plaket fytyra...?
Shëndeti
Pse plaket fytyra...?

Shpejtësia dhe mënyra pse plaket fytyra, ndryshojnë nga personi në person, por te të gjithë, shkaktarë të përbashkët të plakjes janë – ndryshimet në eshtra dhe në indin yndyror si dhe humbja e kolagjenit dhe elastinës. Stili jetësor, mënyra e të ushqyerit dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, ndikojnë në shpejtësinë e efektit të këtyre faktorëve. 

Këshilla të dobishme

  • Fytyra kurrë nuk duhet larë me sapun, sidomos dimrit. Sapunët e thajnë lëkurën dhe ia heqin shtresën mbrojtëse – lipidet. Fytyra lahet me shkumë dhe me gjel dedikuar tipit tuaj të lëkurës.
  • Pauza ndërmjet përdorimit të kremit ditor dhe të bazës për grim duhet të zgjasë 10 minuta. Kaq kohë i nevojitet lëkurës që ta thithë kremin dhe që ajo të mos e pengojë pudrën.
  • Rituali i pastrimit të fytyrës për orët e natës duhet të zgjasë 5 minuta. Së pari grimi hiqet me qumësht, pastaj fytyra pastrohet me shkumë ose me gjel dhe me ujë të vakët, më pas përdoret toniku.
  • Çasti i fundit për përdorim të kremit të natës është në orën 23. Rigjenerimi i qelizave të lëkurës fillon në orën 23 dhe zgjatë deri në orën 4 të mëngjesit, vetëm në këtë periudhë lëkura mund të shfrytëzojë përbërësit aktivë të kremit.

Faktorët që ndikojnë në plakje (të paraqitur prej 1 deri në 10)

  • Rrezitja.........................9,5
  • Alkooli dhe duhani........8,7
  • Stresi dhe pagjumësia….8,2
  • Mungesa e oksigjenit…..6,1
  • Ushqimi jo i rregullt.......4,3

 

Lëkura nën sy është e trashë 0,5 mm. Nën të nuk ka yndyrë, prandaj kremërat kundër rrudhave na nevojiten pas moshës 25 vjeç! 

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
279

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version