Ti je ketu: Ballina > Aktuale > BENETTON Vjeshtë/Dimër 2020
BENETTON Vjeshtë/Dimër 2020
Koleksioni Vjeshtë/Dimër 2020 nga Benetton feston ndryshueshmërinë dhe llojllojshmërinë, dy ideale themelore të kulturës, estetikës dhe revolucionit shoqëror që po ndodh rreth nesh. E ardhmja e bashkuar nga Benetton-i sjell modën e minutave të fundit.

E ardhmja e bashkuar

Palltot së bashku me rrobat e thurura (ça va sans dire), këtë stinë padyshim janë pjesë kulti nga koleksioni Benetton Vjeshtë/Dimër 2020. Prodhimet me printime tartan dhe kamuflazhe, me aplikime 3D - tashmë të shitura – me skica të mbishkrimeve "të huazuara" nga arkivat e Fondacionit Keith Haring, krijohen në pëlhurat inovative dhe hi-tech, siç janë neopreni i lidhur dhe materialet e papërshkueshme nga uji, të cilat punohen në laboratorët hulumtues të Benetton-it.

Cilësia me performancë të lartë kombinohet me linjat e stilit të rrugës dhe përshtatet duke krijuar pjesë që ia vlenë për storiet në IG. Merrni për shembull kostumet e bllokut të ngjyrave me gëzof, xhaketat e prera me qaftë të lartë dhe palltot XL të fryra me kapela maxi të mëdha. Kreimet janë gjithashtu të përziera: një korrelacion mes stlit ‘funky’, ushtarak dhe tartan, një miksim kamuflazhi dhe regjimenti. Asgjë nuk është plotësisht siç duket: shtylla kryesore e modës, xhaketat e fryera, japin një efekt qetësues, të kobinuara me xhepa dhe insertime të shkronjave. Et voilà! - një ide që u shfaq në kokë dhe u erëzua me kthesë urbane.

     

Moda flet më shumë se kurrë në Benetton. Bluzat bëhen trend: së bashku me Fondacionin Keith Haring, është krijuar një kapsulë që shfaqet në printimet e mbishkrimeve të artistëve të mëdhenjë nga Nju-Jorku. Në këtë mini-koleksion, moda takon kulturën, për ata që nuk e njohin historinë e Keith Haring-ut. Çfarë mënyre tjetër më e mirë për të zgjedhur dhe nxitur kureshtjen për këtë artist inteligjent? Veshjet e Benettonit si: bluzat, xhaketat, palltot, kapelat flasin për liri, miqësi, muzikë, revolucion dhe vallëzim. Veshjet maxi për meshkuj dhe për femra, për të dy palët njëlloj, janë pa gjini dhe pa moshë.

Një gjë është e sigurtë në stinën e ftohtë: ngjyrat e forta dominuese janë tipari kryesor i koleksionit Benetton Vjeshtë /Dimër 2020. Elementet e sinjalistikës rrugore janë shtuar për të krijuar kombinime të gjalla të bllokut të ngjyrave në xhaketa të fryera, xhupa, bluza, dhe triko. Këto pamje kanë ndikimin vizual të një kodi, që kombinon ngjyrat e Benetton-it dhe vizionin shprehës të JCC, një kreator i cili ka qenë gjithmonë një adhurues i "anës së ndritshme të jetës". Është e qartë, përdorimi i vijave regjimentale - duke filluar si një shenjë e klasës së lartë britanike, ato papritur shndërrohen në diagonale me stil. E njëjta gjë vlen edhe për devenë: një nga emblemat e stilit klasik bëhet baza për palltot dhe veshjet e dekonspiruara. Kombinuar me ngjyrën gri - me vija të gjera e të gjalla – do të thotë një kapërcim i menjëhershëm nga pamja "serioze" në "cool".

Meqenëse „miksimi‟ - gjithashtu i referohet veshjeve të thurura – kjo konsiderohet kryesore për këtë periudhë të modës. Kështu që këtu vijnë "kryqtarët e stilit" të veshur me fustane maksi me kryqe xhakardi dhe pika leopardi asimetrike, shumëngjyrëshe, pullovër stili me motive Bambi. Këtu personazhi i famshëm i Disney-it është një referencë retro - kush e mban mend "Kush e vrau Bambin?", filmin (e papërfunduar) që shfaq bandën e Sex Pistols? (Malcom McLaren, i cili ndihmoi në formimin e Sex Pistols dhe menaxhoi bandën, ishte shoku më i mirë i Castelbajac-it.) Misioni i McLaren: Për të ndërlidhur zhanret, kombinoni veshjen tradicionale dhe stilin, themeloren me atë të jashtëzakonshmen, trendin me të përditshmen. Ashtu siç bën UCB sot.

Sepse sot asgjë nuk është siç duket, gjithçka është gati të shndërrohet në koncepte që tejkalojnë ndarjen gjinore, ku mosha është vetëm një numër, vijat bëhen sheshe dhe ikonat e Disney-it luajnë "Ring a Ring o’Roses" me mbishkrimet hip hop. E ardhmja e kombinuar: një dimër si një përzierje e shijshme për t’ju mbajtur ngrohtë.

 

CREDITS BENETTON GROUP

benetton.com
facebook.com/benetton
twitter.com/benetton
youtube.com/benetton
instagram.com/benetton


© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


 

Lexuar 20004 herë.
#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
277

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version