Ti je ketu: Ballina > Aktuale > 65 Rruga Benetton
65 Rruga Benetton
Koleksioni i ri i fëmijëve nga Jean-Charles de Castelbajac për United Colors of Benetton bën debutimin në Pitti Bimbo, i cili është panairi më i madh i modës për junior në botë.

Benetton Fashion Show
Foto SGP

65 Rruga Benetton. Në botën e krijuar nga Jean-Charles de Castelbajac, aty janë fëmijët e Benetton-it ku shfaqen për herë parë në pistën për Pitti Bimbo ‘live’. Mund të jetë një rrugë në një qytet modern, sepse rruga shërben si muzeu më i madh i artit bashkëkohor. Qytetarët e rinj të Benettown kanë adoptuar ngjyrat historike të Benettonit dhe ikonografinë e veshjeve sportive, por me prekjen shtesë të një identiteti të fortë që përfshinë ironi, butësi dhe kulturë urbane. Ata jetojnë çdo ditë ashtu si vjen, udhëtojnë shpejt - me skuter dhe skateboard - janë të shkathët, krijues dhe kuriozë. Ata kujdesen shumë për planetin e tyre dhe veshin rroba të ngjyrosura me ngjyra natyrale, jo toksike, xhaketa të fryera të bëra nga materiale të riciklueshme dhe fibra të mrekullueshme. Ata e duan stilin dhe artin e rrugës - gjë që shpjegon preferencën e tyre për kamuflazh, si dhe modelet e yjeve dhe shiritave. Gjithashtu, shpjegojnë preferencat e tyre ndaj rrobave të zbukuruara me artin e rrugës së Keith Haring.

 

Shtëpia Benetton në Pitti Bimbo do të jetë një vend modern, me një identitet të fuqishëm me ngjyra, ku flamuj të ndritshëm me ngjyrat kryesore të kompanisë fluturojnë. Një mënyrë për të nënvizuar frymën e një marke që përballet me të ardhmen – padyshim janë fëmijët, sepse ata janë shpresa jonë dhe pionierët tanë - që përqendrohen në elementet thelbësore të filozofisë së saj: origjinalitetin unik, të menduarit anësor, duke qenë në një mendje me kohën dhe gjithëpërfshirjen.
Nga këndvështrimi i Jean-Charles de Castelbajac, fëmijët janë të zëshëm për dëshirën e tyre për pavarësi dhe liri. Siç thotë vetë stilisti: “Ne po jetojnë në një moment shumë të veçantë historik. Mosha e prindërve që u dikton djemëve se si të vishen po i vjen fundi. Djemtë duan të zgjedhin se çfarë të veshin, sepse ata e përjetojnë dhe e shikojnë botën përmes teknologjive të reja. "

 

Dukja për vajzat ndikohet gjithashtu nga ky "revolucion". Jean-Charles de Castelbajac shpjegon: "Ne kemi hartuar koleksionet tona me mendjen e shoqërisë së sotme. Për vajzat, kam punuar në idenë e një lloji të ri të romantizmit, që është më pak i brishtë dhe është i mbërthyer me një apel sportiv në stilin Benetton. Është një dukje që bëhet një kod perfekt për vajzat e sotme, të cilat do të jenë gratë e së nesërmes.
Kushdo që krijon një koleksion për vajzat në këto kohë ka një përgjegjësi të madhe, sepse funksionaliteti arsimor i kodit të modës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo është rruga përpara, dhe ne disenjatorët nuk mund ta injorojmë atë: ne duhet të bëjmë rrugë për një lloj feminiteti që nuk ushqehet më me klishet e së kaluarës. "

 

Disejnjim i modës në shërbim të shijeve të fëmijëve; ngjyra si një filozofi për jetën; të azhurnuar, asnjëherë stil nostalgjik; dhe përgjegjësi etike: ky është ajri që do të thithni në 65 Rruga Benetton.

 

fashionshow.benetton.com/presskit/pittibimbo
benetton.com
#benettonkids
#benettonfashionshow
instagram.com/benetton
facebook.com/benetton
youtube.com/benetton
pinterest.it/benetton

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
276

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version